Sipas Daçiq: “Edhe një vend ka tërhequr njohjen e Kosovës”

Aktuale

Sipas Daçiq: “Edhe një vend ka tërhequr njohjen e Kosovës”

Nga: F. B. Më: 16 gusht 2019 Në ora: 10:02
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar se në javën tjetër do të kumtoj emrin e shtetit të 15-të që ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës së vetëshpallur, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai për RTS ka thënë se aktualisht numri i njohjeve të pavarësisë së Kosovës ka rënë nën 100.

Me rastin e provokimit të fundit shkruan gazeta, ku në mbetjet e kishës mesjetare të kishës ortodokse në kalanë në Novoberdë është vendosur flamuri i Kosovës, Daçiq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare me rezolutën 1244 të OKB-së është obliguar që të ruaj trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë.

Daçiq ka përkujtuar edhe hapin e shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini, e cila në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim në Helsinik në gusht ka ftuar edhe përfaqësuesit e Prishtinës, duke theksuar se kjo është hera e parë në praktikë që në takim është ftuar territori që është larg nga statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat