Një forcë e re politike troket në elektoratin e Kosovës, ja si quhet - Bota Sot
Një forcë e re politike troket në elektoratin e Kosovës, ja si quhet

Aktuale

Një forcë e re politike troket në elektoratin e Kosovës, ja si quhet

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:43
Forca e Diasporës

Jo rastësisht në Vushtrri, qytetin e Hasan Prishtinës më 10 Gusht 2019 u mbajt një takim me inicimin e Mehmet Manovit nga Austria dhe të mbështetësve të shumtë nga e tërë bota, aktivistë të dëshmuar të diasporës, njerëz të shkencës dhe kulturës nga universitetet më prestigjioze të botës, afarist dhe të interesuar të tjerë.

Në orën 14.00 u mbajt një takim i përbashkët pikërisht në sheshin Hasan Prishtina në Vushtrri sa për të u njohur dhe shkëmbyer ca fjalë, ndërsa artistët vushtrrias Fazli Rashica dhe Shaban Krasniqi kënduan disa këngë të mirëfillta shqiptare në shenjë respekti për mysafirët nga i tërë globi.

Ishte impresionuese dorështërngimet dhe përqafimet e këtyre atdhetarëve, që nuk ishin parë me vite të tëra, ndërsa ata të cilët nuk kishin mundur të vijnë dërgonin vazhdimisht mesazhe përkrahjeje te organizatori.

Sipas agjendës së paraparë në orën 17:00 u tubuan në hotel Kalaja  në një sallë ku në formë të një tryeze të rrumbullakët për fillim moderatorja paraqet organizatorin e këtij takimi z. Mehmet Manovi me bashkëpunëtorin organizativ z. Avni Dervishi (Suedi) për një fjalim.

Manovi paraqiti ecurinë e kësaj nisme, duke filluar nga intelektual, afarist, sportistë, politikanë të integruar dhe në pozita të larta të vendeve të ndryshme në botë që një numër të tyre për katër vjet rresht i kishte vizituar në vende të ndryshme të botës, dhe kishte biseduar që nga forma grupore në formë të tryezave të rrumbullakëta e deri te ato individuale.

Sipas tij, gjendja jo e mirë e shtetit të Kosovës që nga çlirimi nuk ka mbush pritjet e tona, përkundër faktit se ka të arritura të dukshme e më e madhja është liria, por ajo duhet ruajtur dhe forcuar me një shtet të së drejtës ku zyrtarët e shtetit do të jenë shërbëtor të popullit, dhe se me makina të blinduara  dhe siguri shtetërore do të shohin vetëm prokurorët dhe gjyqtarët  ndërsa policia dhe siguria e vendit do të ketë tretman të veçant.

Ai tha se Kosova do të ketë vetëm 7 ministri ndërsa kryeministri duhet të udhëheqë edhe vet një ministri, do të forcohen trupat profesionale dhe do të shuhen këshilltarët si persona shtetërorë, këshilltarët do të paguhen me honorarë kur kemi nevojë dhe në asnjë mënyrë të futen si zyrtarë shtetëror.

Sektori publik duhet të forcohet me përgjegjësi direkte ndërsa pozita në atë vend pune do të varet aq sa ka rezultate (Shëndetësi, arsim, ekonomi, shërbime komunale dhe shtetërore etj.)

Të gjithë zyrtarët shtetëror jashtë detyrës do të trajtohen si çdo qytetar tjetër pa asnjë privilegj, ndërsa paga maksimale e kryeministrit do të propozohet të jetë 1490 €, e ministrave 990 €, trupave profesionale akademike brenda qeverisë (ekonomistë, juristë, politologë etj, 1500 € për një periudhë 10 vjeçare.                             

Është interesant të ceket se stafi diplomatik do të bartet  qind përqind te diaspora e Kosovës sipas ideatorit të kësaj force, për arsye të shumta teknike dhe strategjike duke  përfshirë persona adekuat me aftësi lobuese dhe prezantuese, që njohin mirë vendin  dhe pa barriera gjuhësore.

Sipas tij, kjo gjeneratë e re që do të inkuadrohet në ngritjen e një shteti modern me orientim nga Perëndimi e asesi nga Lindja, janë njerëz të mileniumit të ri, pa komplekse nga e kaluara me ambicie nga e ardhmja, njerëz të dëshmuar në vendet ku punojnë dhe jetojnë në botë dhe ata do të sjellin dijen, kapitalin, dhe menaxhimin.

Ai gjithashtu tha se janë për një vizion të ri të shtetit i cili do të krijoj siguri për qytetarët dhe investitorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Sipas tij kjo forcë politike nuk ka asnjë lidhje me asnjë parti politike në skenën e Kosovës. Pas një elaborimi edhe nga shumë tema të tjera herë-herë pyetje përgjigjeje pyeti të pranishmit se a janë për faktorizimin e diasporës në rrafshin politik, me ç´rast përgjigjja ishte e njëzëshme po.

Moderatorja pastaj kërkoi prezantimin e të pranishmëve  të cilët u prezantuan dhe paraqitën pikëpamjet e tyre mbi rrjedhjen e kësaj iniciative.

Është interesant se zgjedhja për këshill iniciues deri në kuvend filloi me vetëparaqitje për marrje të përgjegjësisë e cila pastaj u plotësua me propozime ku u zgjodhën 29 anëtarë deri në Kuvend. Deri atëherë u vendos  të paraqitet edhe programi final i kësaj fryme të re politike në skenën tonë, si dhe koordinimi në çështjet teknike dhe organizative.

Aty nga artistët u dha një program i pasur artistik për fund ku u paraqitën artistët nga Vushtrria Shaban Krasniqi dhe Esat Maxhuni ndërsa nga Shqipëria Hatixhe Lushi. Përgjegjës për media u zgjodh Avni Dervishi nga Suedia.

Në fund nga të pranishmit u dha porosia se ata ofrojnë një model perëndimor të shtetit, me njerëz të dëshmuar në Perëndim dhe Kosovë, që do të troket në të përgjumurit e vendit duke ju dhënë rastin për ndryshime radikale në politikën vetshkatrruese.

Nëse diaspora për tri decenie mbanë jetën sociale në Kosovë edhe përkundër faktit se tani jemi të lirë, mendojmë se në këtë vorbull ngeljesh në procese, diaspora duhet të marr rolin udhëheqës për të vënë në binar sistemin shtetëror i cili vuan nga shumë dukuri negative. Për momentin propozimet ishin që kjo forcë e re politike të quhet FeD, Forca e Diasporës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...