I vendosi taksë Maqedonisë Veriore, vjen reagim i ashpër kundër ministrit Shala

Aktuale

I vendosi taksë Maqedonisë Veriore, vjen reagim i ashpër kundër ministrit Shala

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:04
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, për shkak se kjo e fundit është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.

Por, këtë vendim të Qeverisë në dorëheqje, e ka quajtur të “palegjitimitet” Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se vendimi i sotëm është populist dhe në kohë të gabuar.

Sipas tij, qeveria PAN, për vota, është në gjendje t’i shpallë luftë edhe Bashkimit Evropian.

Reagimi i plotë i Miftarajt pa ndërhyrje:

Ndër vendimet që Qeveria në dorëheqje NUK ka legjitimitet me marr.

Vendim populist, i pa arsyeshem dhe ne kohë te gabuar.

Keto vendime duhet me te merren ne koordinim dhe bashkepunim me MPJ dhe Kryeminsitrin dhe duke marr per baze obligimet qe ka Kosova ne raport me Marreveshjen per Stabilizim Associm.

Edhe nje hap prapa ne rrugen e integrimit evropian.

Per dy apo tre vota, kjo qeveri dhe ministra te kesaj Qeverie, jane ne gjendje me i shpall edhe lufte BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat