Haradinaj: Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit

Aktuale

Haradinaj: Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet nga të komprometuarit që nuk kanë as vullnet e as guxim por luftohet nga ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se do ta fitojnë luftën kundër korrupsionit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%.

Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim.

Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit.

100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.

Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat