Demaliaj-Mustafës: Kufiri do të jetë në Çakorr dhe në Kullë, hiç mos të bëhet merak

Aktuale

Demaliaj-Mustafës: Kufiri do të jetë në Çakorr dhe në Kullë, hiç mos të bëhet merak

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:21
Mustafa dhe Demaliaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka komentuar aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Vetëvendosje.

Ai ka thënë se vendimi i tij për të kaluar në cilën do parti është personal, por konsideron se ai së bashku me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, duhet ta marrin përgjegjësinë për kthimin e kufirit në Zhleb dhe Çakorr.

Për këtë deklaratë, Shkumbin Demaliaj nga AAK në një deklaratë thotë se Mustafa duhet ta heqë merakun sepse kufiri është tek Çakorri dhe Zhlepi.

“Është rregull për të gjithë liderët, të gjithë i kemi borxh Kosovës jo vetëm për me jua rujtë kuftië edhe me ja kthy por për me punu që kufijtë e Kosovës me qenë të paprekshëm. Mirëpo duhet t’i rikujtohet Mustafës se cilat marrëveshje i ka nënshkruar ai edhe kabineti i tij mirëpo ata kufijë janë të Kosovës edhe kufiri do të jetë në Çakorr dhe në Kullë, hiç mos të bëhet merak. Kosova e ka me ligj që duhet të korigjohen kufinjtë. Tash me ligjin që e kemi dhe ratifikimin që e kemi bë në kuvend kemi të drejtë të shkojmë deri në Arbitrazh”, përfundon Demaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat