Haxhiu e AAK-së: Kosovës i ka borxh Isa Mustafa, i fali Kullën e Çakorrin - Bota Sot
Haxhiu e AAK-së: Kosovës i ka borxh Isa Mustafa, i fali Kullën e Çakorrin

Aktuale

Haxhiu e AAK-së: Kosovës i ka borxh Isa Mustafa, i fali Kullën e Çakorrin

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:22
Teuta Haxhiu

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i janë përgjigjur ashpër kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se Ramush Haradinaj i ka borxh Kosovës dhe se duhet t`ia kthejë Kosovës Çakorrin e Zhlebin.

Nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu për Blic ka thënë se ka qenë pikërisht koha kur ka qeverisur LDK-ja me Isa Mustafën e kur marrëveshja për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi është nënshkruar.Haxhia tha se ka qenë pikërisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj që kanë “shpëtuar” Çakorrin e Zhlebin duke arritur marrëveshje që kjo pjesë e kufirit të korrigjohet.

“Së pari shtetit të Kosovës i ka borxh Isa Mustafa me nënshkrimin e marrëveshjes të cilën e ka bërë në dëm të Kosovës, që na ka sjell dëm, pastaj me atë gabim të tij të pafalshëm që nuk duhet kurrë me ia falë Kosova, AAK ka qenë që e ka nxjerr që dy presidentët të nënshkruajnë një deklaratë të dy shteteve, pra Kosova dhe Mali i Zi, në të cilën shkruhet se në Kullë dhe në Çakorr duhet të bëhet korrigjimi, kurse bashkë kolegu i tij, Shpejtim Bulliqi si profesionist me ekipin e ka hartuar një raport shumëfaqësh të cilin s’e di a e ka lexuar Isa Mustafa, e sugjeroj që ta lexojë dhe t’ shohë gabimet e tij”, ka thënë Haxhiua shkruan Gazeta Blic.Sipas saj, edhe pse kjo marrëveshje ka qenë e dëmshme për Kosovën. AAK e ka votuar në Kuvend me kushtin që ajo të korrigjohet.

“Megjithatë, ne e kemi votuar fatkeqësisht një marrëveshje që ka ardhur në Kuvend, për të cilën dihet për atë që kemi kërkuar dhe e dimë dhe jemi shumë të sigurt se ato dy pika duhet të korrigjohen. Sugjeroj që ai ta lexojë dhe t’ kërkojë falje popullit që i ka sjellë një marrëveshje, që ka nënshkruar si kryeministër dhe ia ka sjellë vendit”, ka thënë Haxhiu.Nënkryetarja e AAK-së ka thënë se përveç marrëveshjes për demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Isa Mustafa e Hashim Thaçi kanë nënshkruar edhe marrëveshja të tjera që janë në dëm të vendit.

“Prandaj ajo marrëveshje dhe shumë marrëveshje tjera janë arritur në kohën e Isa Mustafës, Kosova nuk ka përfituar, por i kanë sjellë dëm Kosovës, prandaj jam shumë e sigurt se zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë shumë shpejt do të tregojë edhe një herë për gabimet që ka bërë Isa Mustafa, por edhe Hashim Thaçi”, ka thënë Haxhiu. Ndryshe, në një intervistë për media, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ddrejtuar akuza ndaj Ramush Haradinajt e Shpejtim Bulliqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...