Zbulohen të tjera detaje tronditëse për Bislim Zyrapin: Ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit tregon se si Zyrapi kishte bashkëpunuar me organet ushtarake të Serbisë - Bota Sot
Zbulohen të tjera detaje tronditëse për Bislim Zyrapin: Ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit tregon se si Zyrapi kishte bashkëpunuar me organet ushtarake të Serbisë

Aktuale

Zbulohen të tjera detaje tronditëse për Bislim Zyrapin: Ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit tregon se si Zyrapi kishte bashkëpunuar me organet ushtarake të Serbisë

Nga: N.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit, Bajram Mehmeti, vazhdon të rrëfejë detaje të tjera për ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Mehmeti kësaj radhe, në një reagim të tijin, potencon se si veprimtaria antikombëtare e Bislim Zyrapit, në gjirin e Shërbimit sekret ushtarak jugosllav, në atë periudhë, ishte në vazhdimësi, me besnikëri, këmbëngulësi dhe paturpësi.

Sipas tij, Zyrapi ka bashkëpunuar me organet ushtarake të sigurimit ushtarak, duke dëshmuar rrejshëm kundër vëllait të tij, Agim Mehmetit.

“Roli i Bislimit Zyrapit në cilësinë e dëshmitarit të rrejshëm ka qenë vendimtar për dënimin me shumë vite burg të vëllaut tim Agimit dhe të tjerëve. Më duhet të përsërisë edhe një herë se veprimtaria antikombëtare e Bislim Zyrapit, në gjirin e Shërbimit sekret ushtarak jugosllav, në atë periudhë, ka qënë në vazhdimësi, me besnikëri, këmbëngulësi dhe paturpësi”, deklaron Bajram Mehmeti.

Mes të tjerave ai gjithashtu shpjegon se vëllai i tij ka qenë shumë i vetëdijshëm se ishte i përcjellur në çdo hap nga organet e sigurimit jugosllav dhe veglave të tyre si tipi i Zyrapit.

“Agimi ka qenë shumë i vetëdijshëm se ishte i përcjellur në çdo hap nga organet e sigurimit jugosllav dhe veglave të tyre si tipi i Zyrapit, është ruajtur shumë dhe nuk ka folur asgjë as para Zyrapit e as para të tjerëve. Për këtë arsye përgjegjësia e Zyrapit, në rolin e spiunit si edhe për dëshmi të rrejshme, është dyfish më e madhe”, zbulon mes të tjerave ai.

Ja reagimi i tij i plotë:

“Unë jam Bajram Mehmeti, përndryshe vëllai i Agim Mehmetit. Me vëmendje i lexova edhe reagimet tuaja në lidhje në gjykimin dhe dënimin e oficerëve shqiptarë në Sarajevë në vitin 1987 ku roli i Bislimit Zyrapit në cilësinë e dëshmitarit të rrejshëm ka qenë vendimtar për dënimin me shumë vite burg të vëllait tim Agimit dhe të tjerëve. Më duhet të përsërisë edhe një herë se veprimtaria antikombëtare e Bislim Zyrapit, në gjirin e Shërbimit sekret ushtarak jugosllav, në atë periudhë, ka qënë në vazhdimësi, me besnikëri, këmbëngulësi dhe paturpësi. Këtë që e them e arsyetoj me faktin se edhe në procesin e hetuesisë kundër Agimit dhe të tjerëve, Bislimi Zyrapi ka bashkëpunuar fortë me organet ushtarake të sigurimit ushtarak, duke dëshmuar RREJSHËM kundër vëllait tim Agimit. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe para Prokurorit ushtarak dhe me paturpësinë më të madhe të mundshme, e ka vërtetuar dëshminë edhe para gjykatës ushtarake. Për merita të veçanta për këtë veprimtari antikombëtare, Bislimi Zyrapi, është graduar, nga nënoficeri në oficer i Armatës jugosllave, sikurse e sqaron vëllau im në dorëshkrimet e tija. Ju po mundoheni ta zbusni pak rolin e spiunit, në atë kohë, të Bislimit, duke thënë: (citoj shkrimin tuaj) « Sepse ai (Bislimi) ka pranu se ka qenë me shokët tjerë të akademisë ushtarake ne banesën e te ndjerit Agim Mehmetit i tere procesi ka qenë i montuar gjëja se shqiptaret skan drejt te tubohen ne grupe sidomos eprorët, edhe ne Kosove kan ndodhe x raste te njëjta pse jan tubu naper oda jan denu pa kurrfarë arsyeje, ......por nuk ka qenë spiun dhe antishqiptar vetum se ka pranu se jan taku ne banesen e Agim Mehmetit». Ua bëjë me dije se Agimi por edhe e tërë familja ime Mehmeti kemi qenë të përcjellur në çdo hap prej vitit 1980 e tutje nga ana e Shërbimeve sekrete jugosllave, pra edhe para burgosjes sime në Akademinë ushatake në Beograd në vitin 1983. Për informim tuajin dhe të lexuesve, Agimi ka qenë shumë i vetëdijshëm se ishte i përcjellur në çdo hap nga organet e sigurimit jugosllav dhe veglave të tyre si tipi i Zyrapit, është ruajtur shumë dhe nuk ka folur asgjë as para Zyrapit e as para të tjerëve. Për këtë arsye përgjegjësia e Zyrapit, në rolin e spiunit si edhe për dëshmi të rrejshme, është dyfish më e madhe. Ju thuani: (citoj « Askush nuk asht kah te bindë i nderuar ti besoju gazetave dhe ”vendimeve te gjygjit ushtarak” te cilin vendim se ka pa askush kurse unë i besoj vetvetes dhe e kam mendimin e qartë nga vendi i ngjarjes! Ju besoni gazetave dhe gjyqeve ushtarake jugosllave.....)». Ndërsa unë ua bëjë me dije se atë që është botuar në gazetë, në lidhje me gjykimin në Sarajevë, është plotësisht e vërtetë, gjë që dëshmohet me fakte dhe e vërtetoj edhe unë. Mos harroni se kur i lexova këto reagimet tuaja, shpirtërisht e ndjeva veten shumë të prekur, sepse si pasojë e tipave si Zyrapi, ne si familje kemi vuajtur shumë, kemi hequr të zitë e ullirit. Duhet ta keni parasysh se vëllai im Agimi ka ndërruar jetë para katër viteve, në një moshë relativisht të re, si pasojë edhe të vuajtjeve në burg, ku rol kryesor për dënimin e tij ka pasur Bislim Zyrapi. Bislim Zyrapi bartë në ndërgjegjen e vet një krim, ndërgjegjja e tij kurrë nuk mund të jetë e pastër. Ai është shumë i vetëdijshëm për këtë. Ndërsa në lidhje me emërimin e Zyrapit në cilësinë e Shefit të Shtabit të UÇK-s dhe Këshilltar për Siguri kombëtare i Kryetarit të Kosovës si dhe dekorimin e tij për merita të veçanta nga ana e të parit të Shtetit të Kosovës nuk do të flasë. Le të flasin të tjerët. Juve dhe lexuesve të mundshëm, u bëjë me dije se për çdo fjalë publike të shkruar nga unë, unë vet bartë përgjegjësinë e plotë morale, penale dhe kombëtare. Mirëmbetshi!”, shkruan në reagimin e tij Bajram Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...