Zyrtari i Vetëvendosjes tregon nëse do të ketë skandale me Albin Kurtin në qeveri

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes tregon nëse do të ketë skandale me Albin Kurtin në qeveri

Nga: N.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:32
Valdrin Ahmeti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar deklaratën e një ministrit të PDK-së, i cili tha se partia e ish-kryeministrit ka shkaktuar më shumë skandale për 2 vjet sesa partia e tij për 14 vjet.

Ahmeti lidhur me këtë thotë se këta qenë në garë kush po bën më shumë skandale në qeverisje.

Ai mes të tjerave thotë se me Albin Kurtin, kryeministër, nuk ka skandale në Qeveri por ka punë me ndershmëri.

Ja shkrimi i tij:

Një ministër i Qeverisë paska thënë që partia e ish-Kryeministrit ka shkaktuar më shumë skandale për 2 vjet sesa partia e tij per 14 vjet.

Pra këta paskan qenë në garë kush po bën më shumë skandale në Qeverisje, skandale që na kanë kushtuar me miliona të buxhetit!

Me Albin Kurtin Kryeministër nuk ka skandale në Qeveri por ka punë me ndershmëri.

#qeveriaKurti1 #vetevendosje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat