Amerikanët të pakënaqur me Naser Shalën, marrin vendimin e prerë për bordin e AKVP-së

Aktuale

Amerikanët të pakënaqur me Naser Shalën, marrin vendimin e prerë për bordin e AKVP-së

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:38
Naser Shala

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dhënë dorëheqje nga bordi i Agjencisë Kosovare për Verifikimin e Pronës.

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar se dorëheqja vie si shenjë pakënaqësie ndaj mosreagimit të institucioneve për shkarkimin e Naser Shalës nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, përcjell Bota sot.

Ambasada amerikane ka thënë se SHBA nuk do të vazhdojë aty ku lidershipi i shërben interesave personale dhe politike, më shumë se popullit.

Ambasadori Phillip Kosnett, ka theksuar se zgjedhja e njerëzve të pakualifikuar për pozita qeveritare e dëmton imazhin e Kosovës dhe e tradhton besimin publik.

Dorëheqje nga ky bord, më herët ka dhënë edhe Britania e Madhe.

“SHBA-të kanë dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë së Verifikimit të Pronës, siç ka bërë edhe Britania. Ne nuk do të vazhdojmë aty ku lidershipi i shërben interesave personale dhe politike, më shumë se popullit. Zgjedhja e njerëzve të pakualifikuar për pozita qeveritare e dëmton imazhin e Kosovës dhe e tradhton besimin publik”, ka shkruar ambasadori Kosnett në rrjetet sociale./BS

Image
Postimi i Ambasadës amerikane
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat