Haradinaj i reagon ashpër Bërnabiqit

Aktuale

Haradinaj i reagon ashpër Bërnabiqit

Nga: D.RR Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:42
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se Serbia nuk do ta njoh Kosovën në kufijtë ekzistues.

Haradinaj thotë se Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun, teksa shton se Serbia është mirë që sa më parë ta kuptojë se Kosova është shtet sovran me këta kufij.

Postimi i plotë:

Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat