Ambasadori, Gjergj Dedaj ‘ndez luftën’ me Ambasadën turke në Shkup

Aktuale

Ambasadori, Gjergj Dedaj ‘ndez luftën’ me Ambasadën turke në Shkup

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:01
Gjergj Dedaj

Ambasada e Turqisë në Shkup ka dënuar postimin e fundit që bëri ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në rrjetet sociale kundër Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja e Turqisë në Shkup ka theksuar se dënojnë fuqishëm pretendimet e pabaza dhe retorikën armiqësore me objektiv presidentin Erdogan që Dedaj ka përdorur në postimin e tij lidhur me memorialin që ndodhet në Parkun “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Tiranë.

“Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në llogarinë e tij në rrjetin social ka bërë postim lidhur me memorialin e përbërë nga një pllakatë e vendosur në Liqenin Artificial në Tiranë mbi të cilën ndodhen emrat e 251 dëshmorëve të rënë gjatë tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 2016 në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat