O’Connell: Nepotizmi, korrupsioni e kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën - Bota Sot
O’Connell: Nepotizmi, korrupsioni e kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën

Aktuale

O’Connell: Nepotizmi, korrupsioni e kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:27
Ruairí O

Nuk ka vonuar përkrahja e ambasadorit britanik në Prishtinë, Ruairí O'Connell, për Ambasadën Amerikane, që ndoqi pikërisht shembullin e tij, duke u tërhequr nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Duke shpërndarë njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, O’Connell ka thënë se ai kishte dhënë dorëheqje nga bordi i KPCVA-së kur Kuvendi i Kosovës emëroi Naser Shalën, siç e vlerëson ai, të pakualifikuar dhe të paaftë si kryetar të saj, vetëm për shkak të lidhjeve me deputetë që nga koha e tij në UÇK.

“Kuvendi injoroi një kandidat të kualifikuar i cili nuk i kishte këto lidhje. Tani SHBA-ja ka ndjekur shembullin tonë”, ka thënë O’Connell.

“Nuk ka kuptim të harxhojmë kohën tonë duke u përpjekur që të ndihmojmë institucionet e Kosovës kur shumica në Kuvendin e Kosovës nuk kujdeset për këtë, dhe kur individët nuk ndjejnë turp për të marrë punë në mënyrë të padrejtë e të cilën ata nuk mund të bëjnë siç duhet. Nepotizmi, kronizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën. Durimi i miqve të Kosovës po ftohet. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, por vetëm nëse vendosin të ndëshkojnë ata që përfshihen në këto praktika”, ka thënë O’Connell.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...