Goditje e rëndë për Thaçin e Haradinajn: Kur vjen puna e mishit e rakisë krejt i harrojnë

Aktuale

Goditje e rëndë për Thaçin e Haradinajn: Kur vjen puna e mishit e rakisë krejt i harrojnë

Nga: N.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:35
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj dy liderëve të vendit, pasi këta janë parë së bashku të buzëqeshur bashkë në një sofër.

Ai thotë se Thaçi e Haradinaj të gjitha i harrojnë kur vije puna e mishit dhe e rakisë.

Sipas tij, këta të fundit harrojnë sharjet, mospajtimet mes vete, harrojnë programet, harrojnë kufirin e taksën, veç të mbushin xhep e stomaqe.

Ja shkrimi i tij:

Foto flet shumë. Kur vjen puna e mishit, rakisë, tenderit, pozitave , e zhvatjes, krejt i harrojnë. Harrojnë sharjet, mospajtimet mes vete, harrojnë programet, harrojnë kufirin e taksën veq të mbushin xhep e stomaqe.

Tik taku mbarimit të tyre për ta ka filluar. Pas tetorit pluhuri i harresës historike do i mbulojnë si Qeveritarë grykësa të pangopur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat