Haxhiu: Hipokrizia e Kadri Veselit nuk ka fund

Aktuale

Haxhiu: Hipokrizia e Kadri Veselit nuk ka fund

Nga: N.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:00
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të Kadri Veselit, pas largimit të SHBA-ve nga bordi i Agjencisë Kosovare për Verifikimin e Pronës.

Haxhiu thotë se hipokrizia e Veselit nuk ka fund dhe ka nisur të bëhet e gërditshme.

Ja shkrimi i saj:

Hipokrizia e Veselit nuk ka fund dhe ka nisur të bëhet e gërditshme.

I njëjti paska folur rreth largimit të Ambasadës Amerikane nga AKVP, për shkak të Naser Shales apo Ftyrës.

Në fakt deputetet e PDK, AAK dhe Nismes e kanë votuar të njëjtin edhe përkundër faktit që Komisioni për Legjislacion kishte rekomanduar të mos përkrahet i njëjti.
Pazaret i kanë bërë bashkë andaj PANhajnia duhet të largohet në PAKO.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, është shpresa e vetme prandaj e kemi shansin e artë për t'i larguar këta nga pushteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat