Veprimtari i çështjes kombëtare dhe përfaqësuesi politik i UÇK-së, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje - Bota Sot
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe përfaqësuesi politik i UÇK-së, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe përfaqësuesi politik i UÇK-së, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:11
Sabri Kiçmari

Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe veprimtare i çështjes kombëtare, Sabri Kiçmari sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për bashkimin e tij në LVV e ka bë të ditur kreu i kësaj partie Albin Kurti.

“Sabri Kiçmari ka qenë gjithnjë në Lëvizje. Prej sot është edhe në VETËVENDOSJE!. Ky është lajm shumë i mirë për subjektin tonë, shtetin tonë dhe kombin tonë. Për më shumë se një dekadë veprimtar i çështjes kombëtare para se të bëhet përfaqësues politik i UÇK-së. Edhe plot një dekadë tjetër diplomat i dalluar i Republikës së Kosovës, ambasador në Austri, Australi e Zelandë të Re. Ndërkohë autor i pesë librave, dy prej tyre në gjermanisht, dhe i një dyzine artikujsh nëpër revista të ndryshme shkencore”, shkruan Kurti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kurti ka publikuar edhe karrierën profesionale të Kiçmarit.

Image
Sabri Kiçmari dhe Albin Kurti

“Sabri Kiçmari është profesor në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Studimet bazë (Grundstudium) i ka mbaruar në Universitetin e Ruhrit në Bochum (Gjermani), Magjistraturën (Magister Artium) në Fakultetin Filozofik të Universitetit Rheinische Friedrich-Ëilhelm në Bon (Gjermani), kurse Disertacionin (Ph.D.) në Institutin për Shkencë Politike dhe Sociologji po ashtu të Universitetit Rheinische Friedrich-Ëilhelm në Bon. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, sidomos në Gjermani dhe Austri”, shkruan ai.

Kurti tregon se, Sabriu është me prejardhje nga Llapi, shkollimin fillor e ka mbaruar në Lladoc, Sfeçël, Podujevë dhe Llapashticë, ndërkaq shkollimin e mesëm në Podujevë dhe Prishtinë.

“Sot jemi forcuar dukshëm.

Nesër do të fitojmë bindshëm. Sepse pasnesër do të qeverisim mirë”, përfundon Albin Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat