Rugova citon ambasadorin O’Conell: Durimi i miqve të Kosovës po ftohet!

Aktuale

Rugova citon ambasadorin O’Conell: Durimi i miqve të Kosovës po ftohet!

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:37
O’Conell

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova ka cituar ambasadorin e Britanisë së Madhe, O’Conell, i cili tha se “durimi i miqve të Kosovës po i ftohet”.

Rugova përmes një postimi në Facebook pohon se, ndryshimi po vjen.

Postimi i plotë:

“Nepotizmi, kronizmi, korrupsioni dhe kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën. Durimi i miqve të Kosovës po ftohet. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, por vetëm nëse vendosin të ndëshkojnë ata që përfshihen në këto praktika”

Këtë s'po e thotë ndonjë parti opozitare, këto janë fjalë të ambasadorit të Britanisë O’Connell pas tërheqjes edhe nga Ambasada Amerikane prej një bordi pas punësimeve të fundit nepotike në institucionet e vendit.

#bollma #ndryshimi #povjen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat