Zemaj paralajmëron të pasuruarit nga krimi e korrupsioni

Aktuale

Zemaj paralajmëron të pasuruarit nga krimi e korrupsioni

Nga: A.ZH Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:02
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka thënë se në dy vitet e qeverisjes PAN, ka pasur trend rritës të kriminalitetit në përgjithësi.

Ai ka thënë se është hipokrizi pritja që krimi të luftohet nga ata që sipas tij, janë shkaktarët kryesorë të rritjes së tij, përcjell Bota sot.

Zemaj ka paralajmëruar se rendi dhe ligji do të zbatohet nga njerëzit me duar të pastra në qeverisjen e re, duke siguruar që korrupsioni e krimi nuk do të falen.

Reagimi i Zemajt:

Dy vitet e fundit 2017-2018, nën qeverisjen -PAN- do të mbahen në mend për trendin rritës të kriminalitetit në përgjithësi por të veprave penale në trafik, veprave penale kundër pasurisë si dhe të veprave penale të korrupsionit në veçanti.

Është me shumë se hipokrizi, pritja që këto fenomene të luftohen nga ata që janë shkaktarët kryesorë të rritjes së tyre.

Rendi dhe ligji mund të zbatohen vetëm nga njerëzit me duar të pastërta. Për ata që kanë shkelur ligjin, ata të cilet kanë abuzuar ma të mirat publike, për të korruptuarit dhe të pasuruarit nga krimi e korrupsioni nuk do ketë arsyetim e as falje kudo qofshin ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat