Edhe ambasadori gjerman reagon për largimin e SHBA-së nga Bordi i AKVP-së

Aktuale

Edhe ambasadori gjerman reagon për largimin e SHBA-së nga Bordi i AKVP-së

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:12
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas largimit të SHBA-së, nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi shfaqën hapur kundërshtimin e tyre që Naser Shala të udhëheqë me këtë agjenci.

Heldt në një postim të bërë në profilin e tij në Twitter ka thënë se, në Kosovë nuk është që nuk ka njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozita të larta, përkundrazi “por për sa kohë që pozicionet publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin”.

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se ata nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat