Kadaj-Bujupi: Haradinaj nuk lejoi që Trepça të bëhet temë negociimi në dialogun me Serbinë

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Haradinaj nuk lejoi që Trepça të bëhet temë negociimi në dialogun me Serbinë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:47
Donika Kadaj-Bujupi

Ndër suksese të tjera të Qeverisë Haradinaj, sipas deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se qasja e kësaj qeverie ndaj Trepçës, duke e bërë me status dhe duke i hapur xhirollogaritë e kësaj ndërmarrjeje, ka qenë një sukses tjetër i tij.

Ajo në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, përballë analistëve politik, po ashtu ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka lejuar që Trepça të jetë subjekt i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Deputetja ka theksuar se pa këtë qasje Trepça do të mund të ishte ende në gjendjen e pashpresë ku ishte vite më parë.

“Hapja e xhirollogarive të Trepçës ka qenë një punë e madhe që ka bërë Haradinaj”, ka thënë ajo.

“E kryeministri as nuk ka lejuar që Trepça të vendoset si temë negociimi mes Serbisë e Kosovës”, ka shtuar Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat