Pas largimit të britanikëve dhe amerikanëve nga Agjencia për Verfikimin e Pronave: Vjen reagimi nga kjo agjenci që drejtohet nga “Ftyra”

Aktuale

Pas largimit të britanikëve dhe amerikanëve nga Agjencia për Verfikimin e Pronave: Vjen reagimi nga kjo agjenci që drejtohet nga “Ftyra”

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:38
Naser Shala

Zgjedhja e Naser Shalës, i njohur si “Ftyra” në krye të Agjencisë për Verifikimin e Pronave, ka nxitur reagime të shumta.

Madje, përfaqësuesi amerkian dhe ai britanik janë tërhequr nga kjo agjenci, pasi sipas tyre, Shala nuk është i kualifikuar.

Menjëherë pas këtyre vendimeve, ka reaguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke alarmuar për këtë gjë. E, ndaj kësaj deklarate të Veselit, ka reaguar edhe vetë “Ftyra”, duke e falënderuar Veselin dhe deputetët tjerë që ia dhanë besimin. Ndërkaq, para pak minutash ka ardhur edhe një reagim nga Agjencia për Verifikimin e Pronave.

Njoftimi i plotë:

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës ka kënaqësinë të ju njoftoj se në kuader të kompetencave të veta ashtu siq është paraparë me ligi ka vazhduar me përkushtim të shtuar të implementoj ti gjitha rastet e vendosura më heret.

Si Agjenci e pavarur e themeluar sipas nenit 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mandati yne është te pranoje, krahasoj dhe përmes Komisionit te zgjidh dallimet në mes të dokumenteve kadastral origjinale të para qershorit 1999.

Në pritje të kthimit të dokumenteve kadastrale, Agjencia ka vazhduar me zbatimin e vendimeve nga mandatet e trashëguara nga Agjencia Kosovare e Pronës përkatësisht Drejtorisë për Cështje Pronësore Banesore.

Me përkrahjen e pa rezervë të anëtareve ndërkombëtare të bordit dhe me mbështetjen e zyrës se PPBE-se jemi ne fazën finale të zbatimit te vendimeve mbi kthimin e të drejtave të shfrytëzimit mbi banesat në pronësi shoqërore të cilat janë humbur si rezultat i diskriminimit, dhe kompensimit përkatës.

Me emërimin e menaxhmentit të ri nga ana e Kuvendit të Republikes së Kosoves, Agjencioni ka vazhduar me ngulm lirimin e pronave të uzurpuara në të cilat ekzistojnë banues të paligjshëm.. Agjencioni në këtë drejtim ka bërë dëbimin në disa nga 55 pronat në të cilat ekzistojnë uzurpime të paligjshme dhe prioritet i është dhëne atyre që kanë Aktgiykim te Gjykatës Kushtetuese te datuara që nga viti 2014. Nga kjo kategori është bërë lirimi I pronës në 4 raste dhe rasti i pestë është në proces.

Për mosekzekutimin e këtyre pronave është cekur edhe në Raportin e progresit të Bashkimit Evropian për Kosoven 2016. Kjo është përsëritur për 3 vite me radhë, duke përjashtuar vitin 2019.

Po ashtu kemi vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara edhe në pjesën veriore te Mitrovicës në përputhje me vendimet e lëshuara nga ana e Komisionit për Kërkesa Pronësore. Përderisa gjatë vitit 2018 në pjesen veriore të Mitrovices janë bërë vetëm 3 lirime të pronave, që nga marsi 2019 e deri tani Departamenti I Ekzekutimeve ka liruar 6 prona.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe, pra pas emërimit të menaxhmentit nga ana e Kuvendit të Republikës se Kosoves janë liruar përafersisht 40 prona.

Mbi numrin dhe orarin e dëbimeve të ndërmarra nga ana e Agjencionit mund të informoheni rregullisht përmes Web faqes së Agjencisë.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kemi filluar me rekrutimin e stafit të nevojshem për mbarëvajtjen sa më efikase të punëve në Agjencion, pasi që gjatë katër viteve të fundit shumë nga zyrtarët kanë dhënë dorëheqje.

Me respekt, Zyra për Informim-AKKVP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat