A do të përkulet Kurti pranë varrit të Rugovës? Profesori i njohur vjen me një shpjegim interesant

Aktuale

A do të përkulet Kurti pranë varrit të Rugovës? Profesori i njohur vjen me një shpjegim interesant

Nga: N.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:01
Albin Kurti

përkulet Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një reagim ndaj deklarimeve se koalicioni LDK-VV do mund të ndodhë vetëm atëherë kur Kurti do të përkulet pranë varrit të presidentit Rugova.

Ai me tej shprehet se kjo është një deklaratë e tipit të Lutfi Haziri, i cili kështu kishte deklaruar muaj më parë.

Ndërsa, lidhur më këtë, Maxharraj është i mendimit se një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së do të bëhet vetëm në bazë të programeve për një qeverisje më të mirë për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

BUDALLAQE PAR EXCELLENCE?!

Dikush paska fillu me shti spica e pyka midis LDK dhe LVV,gjoja se zyrtaret e LDK te cilet paskan deklaruar se LDK do te bashkepunoi me LVV vetem nese Albin Kurti perkulet pran varrit te Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Nuk e di se kjo deklarate a eshte e ketyre diteve apo e me hershme,sepse kesofare deklarate nga LDk ka dhane vetem hoxha nga Gjilani Lutfi Haziri i cili budallakine e vete e tregon edhe neper xhamit e Gjilanit

Apo dikush veq ka fillu me shti spica dhe pyka midis ketyre dy partive qe mos te kene mareveshje historike per rreximin e Klanit Pronto nga Kalaja.

Kjo eshte nje budallaqe te kerkohet diqka e tille.Cka u muar veshe se a duhet te perulet Albin Kurti te varri i Presidentit Ibrahim Rugova apo Isa Mustafa te perulet pran varrit te Adem Demqit.

Kjo eshte budallaqe par excellance?!

Nuk i duhet askujt nje perulje e tipit te Hashim Thaqit i cili perulet pran permendoreve te llojeve te ndryshme.

Mareveshja nuki bahet me keso kushtezimesh budallaqe.Marevesdhja behet ne baze te programeve per nje qeverisje me te mire per shtetendertimin e Kosoves,per nje zhvillim ekonomik me te hovashem,per nje aresim dhe shendetesi me cilesor,oer peremisimin e jetes se qytetareve qe te mos na ikun nga vendi,etj,etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat