Thaçi përkujton veprimtarin Fazli Greiçevci

Aktuale

Thaçi përkujton veprimtarin Fazli Greiçevci

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 08:45
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Fazli Greiçevci.

Ky i fundit u mbyt mizorisht para 55 vitesh në burgun e Prishtinës.

Sipas tij, emri i Greiçevcit u bë simbol i flamurit kombëtar.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Para 55 viteve u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës njëri ndër patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare, mësuesi dhe edukatori Fazli Greiçevci. Emri i tij u bë simbol i flamurit tonë kombëtar dhe frymëzim për gjeneratat atdhedashëse që vijuan përpjekjet për çlirimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat