Naser Shala s’dëgjon për vërejtjet e diplomatëve- Agjencia thotë se po liron prona të uzurpuara në Veri

Aktuale

Naser Shala s’dëgjon për vërejtjet e diplomatëve- Agjencia thotë se po liron prona të uzurpuara në Veri

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 10:22
Naser Shala

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dje është larguar nga Bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, duke kujtuar një postim që ambasada e tij e kishte bërë ditën kur Naser Shala u zgjodh në krye të këtij bordi.

Një javë më parë Kosnett i kërkoi Shalës publikisht që të japë dorëheqje nga pozita që ka marrë muaj më parë.

Por kritikat e ambasadës së SHBA-së dhe asaj të Britanisë së Madhe, nuk i bëjnë përshtypje Naser Shalës i njohur si ‘Ftyra’.

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim te Pronës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka deklaruar se kanë përkrahjen e pa rezervë të anëtarëve ndërkombëtarë të bordit.

“Me përkrahjen e pa rezervë të anëtareve ndërkombëtare të bordit dhe membështetjen e zyrës se PPBE-se jemi ne fazën finale të zbatimit te vendimeve mbi kthimin e të drejtave të shfrytëzimit mbi banesat në pronësi shoqërore të cilat janë humbur si rezultat i diskriminimit, dhe kompensimit përkatës”, thuhet në komunikatë.

AKKVP-ja në komunikatë shkruan se  kanë bërë lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Po ashtu kemi vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara edhe në pjesënveriore te Mitrovicës në përputhje me vendimet e lëshuara nga ana e Komisionit për Kërkesa Pronësore. Përderisa gjatë vitit 2018 në pjesen veriore të Mitrovices janë bërë vetëm 3 lirime të pronave, që nga marsi 2019 e deri tani Departamenti I Ekzekutimeve ka liruar 6 prona. Poashtu, gjatë kësaj periudhe, pra pas emërimit të menaxhmentit nga ana e Kuvendit të Republikës se Kosoves janë liruar përafersisht 40 prona”, thuhet në komunikatën e AKKVP-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat