Haradinaj: Skënder Çeku ishte strateg i mprehtë

Aktuale

Haradinaj: Skënder Çeku ishte strateg i mprehtë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 10:29
Skënder Çeku

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 21 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Skënder Çeku, ka thënë se ai ishte udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë.

“Skender Çekun e takova në frontet e luftës. Burrë me të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë. Skënderi ra në fushë të nderit, 21 vjet më parë, për ta fituar pavdekësinë që populli i Kosovës ta realizojë ëndrrën e lirisë. Lavdi”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat