Berisha i përgjigjet Kurtit: Një qeveri dinjitoze nuk garanton arritje të marrëveshjes me Serbinë

Aktuale

Berisha i përgjigjet Kurtit: Një qeveri dinjitoze nuk garanton arritje të marrëveshjes me Serbinë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:58
Anton Berisha

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit që ditë më parë tha se me Serbinë do të arrihet zgjidhje, vetëm kur do të ketë qeveri dinjitoze në Kosovë.

Kjo, sipas Berishës, është tregues i një orientimi në drejtim të duhur por në të njëjtën kohë, sipas tij, flet edhe për natyrën idilike të pikëpamjeve si dhe mungesën e eksperiencës në trajtimin real të proceseve ndërkombëtare.

Berisha shkruan përmes Facebook-ut, se një qeveri dinjitoze forcon pozicionin tonë por nuk është garancion i arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Tutje, thotë se në këto dy vite sa ishin në qeveri, Ramush Haradinaj në pozitën e kryeministrit tregoi se ka qenë parimor në qëndrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat