Çartet Zafir Berisha: Kënd e quan mbetje nga kazani i plehrave që kundërmojnë

Aktuale

Çartet Zafir Berisha: Kënd e quan mbetje nga kazani i plehrave që kundërmojnë

Nga: N.Sh Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:55
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha përmes një reagimi në reagimi ën Facebook, shprehet mjaftë i mllefosur.

Berisha thotë se, është koha që të hiqen maskat pas të cilës po fshihen, mbetjet nga kazani i plehrave që po kundërmojnë.

Fjalën e ka për politikanët të cilët para qytetarëve thotë se po paraqiten si engjëj, ndërsa bëjnë veprime prej djalli.

Më poshtë shkrimi i plotë:

-“Arma më e fuqishme, është ideja të cilēs i ka ardhur koha” (Goeth)

-Mungesa e stilit origjinal të klasës politike në Kosovë dhe qasja e gabuar në kërkim të këtij stili rrezikon pluralizmin dhe demokracinë duke u servuar dhe imponuar qytetarëve një politikë “Pozash”, që nuk janë asgjë tjetër veç një kopje e politikanëve dhe politikave tashmë të dështuara.

-Në realitetin e sotëm në Kosovë është shumë normale të mendosh se kush çka dhe sa po bënë për Kosovën. Kjo vjen si rezultat i gjendjes në Kosovë, e cila është në kërkim të identitetit individual dhe politik, ku si rezultat i këtij kërkimi e jetojmë jetën të cilën e jetojmë.

-Si në çdo fushë të jetës ashtu edhe në politik, guximi,vendosmëria dhe eksperienca, është vendimtare për të marrë hapa të duhur në mbrojtje të interesave të shtetit dhe kombit.

-Mbetjet nga kazani i plehrave që kundërmojn në politik, e që para qytetarve paraqiten engjuj e që bëjnë veprime prej djalli, është koha t’i hiqen maska pas të cilës po fshihen!

Zafa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat