Hoti i LDK-së godet fuqishëm koalicionin PAN: Të lidhur ngushtë me interesat e tyre individuale, klanore, grupore e kriminale

Aktuale

Hoti i LDK-së godet fuqishëm koalicionin PAN: Të lidhur ngushtë me interesat e tyre individuale, klanore, grupore e kriminale

Nga: N.H Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:10
Bajrush Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Malishevë, Bajrush Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar arsyet pse nuk duhet votuar koalicioni PAN.

Hoti është i mendimit se vendi është duke kaluar në një krizë të thellë, politike dhe institucional, dhe krejt kjo sipas tij për shkak të keqqeverisjes së PAN-it.

Tutje, kryetari i degës së LDK-së në Malishevë thekson se qeveria aktuale dhe deputetët e pozitës treguan se janë të lidhur ngushtë me interesat e tyre individuale, klanore, grupore e kriminale, duke mos u brengosë se mundë të zbehet miqësia e krijuar me mund e sakrificë me përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës.

Ja shkrimi i Hotit në Facebook:

Edhe çka tjetër, që të kuptojmë se nuk duhet votuar PAN-istët? !!

Kosova po përjetonë një krizë të thellë, politike dhe institucionale që nga fillimi i Qeveris PAN-ë, kjo krizë u thellua edhe më shumë kur Qeveria PAN-it dhe 50 delegatët të Kuvendit të Kosovës që i takojnë po këtij koalicioni, morën vendim dhe emëruan Naser Shalen (të cilin personalish nuk e njohë më shumë se një Ushtar të UÇK-së ), në krye të Agjensionit Kosovarë për Krahasim dhe Verifikim të pronës edhe përkundër vërejtjeve dhe kërkesës së ambasadorëve, miqëve tanë tradicional, Amerikanë,Britanikë dhe Gjermanë, zëri i tyre miqësor e çlirimtarë që ndihmuan edhe në Pavarësinë e Kosovës nuk u dëgjua.

Qeveria PAN - it dhe 50 Delegatët PAN-ist, treguan se janë të lidhur ngushtë me interesat e tyre individuale, klanore, grupore e kriminale, duke mos u brengosë se mundë të zbehet miqësia e krijuar me mund e sakrificë me Shtetet mike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanin e Madhe Gjermaninë e shumë shtete të tjera.

A thua vallë pas gjithë kësaj që ndodhi gjatë Qeverisë PAN,e që po ndodhë në vazhdimësi, a duhet të votohen edhe më tutje:
PDK, AAK, Nisma SD?

Vendosni qytetarë të nderuar, ju me votën tuaj vulosni fatin e Kosovës dhe fëmijëve tuaj. B.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat