Riinvest: Bizneset të gatshme ta refuzojnë korrupsionin

Aktuale

Riinvest: Bizneset të gatshme ta refuzojnë korrupsionin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:39
Foto

Instituti Riinvest po vazhdon aktivitetet lidhur me projektin ‘Kodi anti-korrupsion i bizneseve’, me qëllim refuzimin e korrupsionit në aktivitetet e tyre biznesore.

Drejtuesi i Institutit “Riinvest” për Hulumtime Zhvillimore, Muhamet Mustafa ka shkruar në Facebook se në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës, AEA, OEGJ, Klubin e Prodhuesve , dhe Rrjetin për përgjegjësi sociale të korporatve, pas studimit të publikuar në maj të këtij viti, po konsultojnë bizneset lidhur me dispozitat që duhet të përmbajë Kodi.

“Në konsulten e djeshme në Ferizaj, bizneset paraqiten një sërë vështirësish me të cilat përballen , si pasoje e praktikave të korruptimit dhe luftës jo efikase ndaj korrupsionit. Ato mbështeten projektin që po realizon RIINVEST me mbështetje të Ambasadës së Norvegjisë dhe të FKSHC”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat