Deda: Nuk ka ndryshime nëse një pjesë e PAN-it mbetet në qeveri

Aktuale

Deda: Nuk ka ndryshime nëse një pjesë e PAN-it mbetet në qeveri

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:30
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, deklaroi se nuk mund të ketë ndryshime në vend nëse pas zgjedhjeve do të ketë qeveri me një pjesë të PAN-it.

Deda u shpreh se logjika thotë që qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet qeveria e ardhshme. Por, sipas tij, në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet.

“Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it?”, shkroi ai.

Postimi i Dedës:

Zgjedhjet e radhës janë mundësi për Kosovën, po jo me diskutimet “kush osht kryeministër” apo “kush me kon po bon koalicion” para ose pas zgjedhjeve.

Logjika e thotë që Qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme. E në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet.

Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it?

Apo, ku është logjika që në këto zgjedhje vendimtare të thuhet “vullneti i anëtarësisë është të dalim vet në zgjedhje”?

Apo “bëjmë koalicion vetëm me udhëheqësin tonë”?

Të gjitha partitë e kanë para vetës sondazhin e bërë pas 3 gushtit, ku të katër partitë e mëdha janë mes 19 e 22%, dhe për arsye të margjinës së gabimit nuk dihet cila është partia e parë. Unë këtu s’po shoh ndryshim, por Qeveri me pjesë të PAN-it prapë, qeveri të gjysmë-ndryshimit.

Është vetëm një mundësi për ndryshim - ai i cili është në tryezë qe 10 vjet, po asnjëherë nuk e realizua për shkak të raporteve mes partive, dhe interesave të tyre partiake apo grupeve brenda partive. Ky është bashkimi i forcave demokratike, lista e përbashkët, dhe programi emergjent qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat