Aeroporti i Prishtinës kalon atë të Shkupit – Driton Hyseni tregon shifrat rekorde të udhëtarëve

Aktuale

Aeroporti i Prishtinës kalon atë të Shkupit – Driton Hyseni tregon shifrat rekorde të udhëtarëve

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:48
Aeroporti i Prishtinës

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Diton Hyseni, ka bërë të ditur se në periudhën janar-korrik 2019 Kosova ka tejkaluar Aeroportin e Shkupit me mbi 38,000 udhëtarë më shumë. Ndërsa vetëm nesër, 18 gusht, thotë ai, kemi 83 fluturime me rreth 11,000 udhëtarë.

“Aeroporti “Adem Jashari” ndër portat ajrore kryesore në Ballkan. Në periudhën Janar-Korrik 2019 tejkalojmë Aeroportin e Shkupit me mbi 38,000 udhëtarë më shumë. Ndërsa vetëm nesër, 18 gusht, kemi 83 fluturime me rreth 11,000 udhëtarë”, ka shkruar ai.

Sipas tij gjatë shtatë muajve Aeroporti i Prishtinës shërbeu 1,338,996 udhëtarë, gjersa ai i Shkupit 1,300,790 udhëtarë.

“Përkundër subvencioneve shumë të mëdha që qeveria e Maqedonisë Veriore po bën për linjat ajrore dhe turizmin, Kosova, respektivisht Aeroporti “Adem Jashari” në periudhën Janar-Korrik 2019, tejkalon aeroportin e Shkupit me 3% ose me mbi 38,000 udhëtarë diferencë. Gjatë shtatë muajve Aeroporti i Prishtinës shërbeu 1,338,996 udhëtarë, gjersa ai i Shkupit 1,300,790 udhëtarë”, ka shkruar tutje ai.

Shkrimi i plotë i Hysenit:

Aeroporti “Adem Jashari” ndër portat ajrore kryesore në Ballkan.

Në periudhën Janar-Korrik 2019 tejkalojmë Aeroportin e Shkupit me mbi 38,000 udhëtarë më shumë. Ndërsa vetëm nesër, 18 gusht, kemi 83 fluturime me rreth 11,000 udhëtarë.

Përkundër subvencioneve shumë të mëdha që qeveria e Maqedonisë Veriore po bën për linjat ajrore dhe turizmin, Kosova, respektivisht Aeroporti “Adem Jashari” në periudhën Janar-Korrik 2019, tejkalon aeroportin e Shkupit me 3% ose me mbi 38,000 udhëtarë diferencë. 
Gjatë shtatë muajve Aeroporti i Prishtinës shërbeu 1,338,996 udhëtarë, gjersa ai i Shkupit 1,300,790 udhëtarë.

Duhet theksuar faktin se qytetarët e Maqedonisë Veriore për shumë vite gëzojnë të drejtën e udhëtimeve pa viza në zonën shengen. Poashtu, afërsia me Kosovën aeroportit të Shkupit i mundëson të gjeneroj mbi gjysmën e trafikut, gjithmonë si rrjedhojë e ofertave atraktive për fluturime, të mundësuara pikërisht nga subvencionet qeveritare.

Po vie koha që me patjetër në Kosovë të kemi mbështetje shumë më përmbajtësore për linjat ajrore e turizmin, kjo do të bënte që bashkatdhetarët tanë të kenë shërbime shumë më të përshtatshme e me kosto të ulët, mos të kemi situatën që për shkak të çmimeve të shfrytëzohet edhe aeroporti i Nishit.

Gjithashtu, një mbështetje e këtillë do të rriste numrin e vizitorëve të huaj në Kosovë e që impakti direkt e indirekt në të hyrat e gjeneruara për vendin do të ishte shumë i madh, përcjellur me shumë vende pune në industrinë e transportit ajror në Kosovë, në turizëm e në shërbime të tjera...

Me hapa të sigurtë e me qasje racionale, meqë edhe ndërtuam autostradën një miliardëshe për Shkup, ne mund të mundësojmë që jo vetëm ata që sot udhëtojnë prej Shkupit apo prej Nishit, por të gjenerojmë edhe trafik shtesë sidomos nga mbi gjysma e Maqedonisë Veriore që është tërësisht Shqiptare, pra të gjithë ta shfrytëzojnë aeroportin “Adem Jashari” për udhëtime, e për periudhë të shkurtë të dyfishojmë e pse jo edhe ta trefishojmë numrin e udhetarëve.

Driton HYSENI
Menaxher i koordinimit të fluturimeve në ANP “ Adem Jashari”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat