Flet Bujar Bukoshi lidhur me planin për vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit

Aktuale

Flet Bujar Bukoshi lidhur me planin për vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:49
Bujar Bukoshi

Në emisionin n’Konak, Milaim Zeka hodhi disa akuza të rënda në drejtim të ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Për të tha që kërkoi vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit.

Madje, sipas Zekës, këtë kërkesë ia bëri vëllait të Shaip Mujës, ish-aktivistit të ilegales, Shaban Muja.

inFokus, bisedoi edhe me këtë të fundit, i cili e dha versionin e tij.

Por, vet Bukoshi pati një përgjigje të shkurtër kur u pyet për akuzat e Milaim Zekës, lidhur me planin për vrasjen e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Fehmi Agani.

“Ja ja, këto janë, ky zotëria i pari, ky që e përmende (fjala është për Milaim Zekën) në fillim, hiqu atij hajvani se hajvan është aj, nuk kam kurrfarë komenti, veç kam koment që është hajvan”, k\fa thënë Bukoshi.

Ndërsa, përgjigje edhe më të shkurtë pati për deklaratat e Shaban Mujës.

“S’kam me to kurgjo, s’kam pas punë”, deklaroi, Bujar Bukoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat