“Të gjithë paskan deshtë me vra Rugovën”

Aktuale

“Të gjithë paskan deshtë me vra Rugovën”

Nga: D.RR Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:59
Ibrahim Rugova

Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të gjithë paskan dashur ta vrasin Rugovën.

Ai përmend LPK-në, si dhe shtabin e “Rognerit” si ata që e kishin në sy Rugovën për likuidimin e tij.

Për më tepër, Maxharraj ka shkruar se edhe Bujar Bukoshi kishte ofruar para për ta vrarë Rugovën.

Postimi i plotë:

TË GJITHË PASKAN DESHTË MË E VRA RUGOVËN?!

-Shefi i Isa Mustafës Bujar Bukoshi paska ofru para të me dha për më e vra Presidentin Ibrahim Rugova dhe ideologun e LDK akademikun Fehmi Agani.

-Pasiqe kjo e dhanë e panjohur deri me tani doli ne pubilk është e udhës dhe shumë korrekte qe për këtë plan te deklrohet vetë Bujar Bukoshi,por edhe Isa Mustafa pasiqe në diaspor ishin ne Qeverin ne egzil së bashku,se bashku ishin edhe duke e vjelë 3%-shin.

Është e njohur së LPK-ja ka qenë armike e përbetuar e Presidentit Ibrahim Rugova,është munduar ne forma te ndryshme ta likujdoi.Gjatë,luftes edhe Komandantet e Shtabit të Rognerit,te ndihmuar nga mbeturinat e Enver Hoxhës si Fatos Nano e Ftos Klosi te cilet edhe u dekoruan për këtë"kontribut" te tyre me Dekoraten e Pavaresis nga Presidenti Hashim Thaçi,i kanë pasë në shenjështër luftetaret e UÇK nga radhe e LDK qe ishin diku mbi 70%.

Dihet,gjithashtu së edhe pas luftës janë ba atenmtate për likujdimin e Presidentit Ibrahim Rugova,anipse ka pasur deklarime publike kush qendronte pas ketyre asnjëherë nuk u zbardhën.Dihet së përse?!

Por shumë kush ka mbetë i habitur së si ështe e mundur qe paskan egzistuar plane për likujdimin e Presidentit Ibrahim Rugova edhe nga LDK.

U ba publike dhe lajmi fluturoi me shpejtesin e zerit ne krejte rruzullin tokësor se Bujar Bukoshi,Kryetari i Qeverisë se Përkoheshme paska kurdisur plane dhe ofruar shuma te mëdha Shaban Mujes vellaut te ish-deputetit Shaip Mujes për likujdimin e Presidentit Ibrahim Rugova.

Vertet e tmershme dhe skandaloze,me te lanë më gojë hapur?!

Nuk thonë kot së Engjujt janë të mbrojtur nga Zoti?!

Pasiqe të gjithë këta aktor të këtij komploti kriminal kundër Presidentit Ibrahim Rugova ende janë gjallë si Bujar Bukoshi,Shaban Muja,por edhe Isa Mustafa si ministër i atehershëm në Qeverin e Bukoshit të deklarohën haptas.Këtë ia kanë borgj popullit ta di te verteten,perkundrazi kjo në çdo rrethnë tjeter do te ishte pune edhe për prokurorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat