Dialogu me Beogradin ka ngecur, partitë teorizojnë se si duhet të veprohet - Bota Sot
Dialogu me Beogradin ka ngecur, partitë teorizojnë se si duhet të veprohet

Aktuale

Dialogu me Beogradin ka ngecur, partitë teorizojnë se si duhet të veprohet

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Tema e dialogut është konsideruar si shumë e rëndësishme për përfaqësuesit e partive politike në vend. Abdullah Hoti ka thënë se qeveria e fundit ka bërë gabime, andaj Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe jo të përsëriten gabimet. Derisa Haradinaj ka thënë se dialogun duhet ta udhëheqin ata që kanë qëndrueshmëri për mbrojtjen e interesave, duke aluduar në partinë e vet. Ndërsa Rexhep Selimi beson në një shumicë të konsoliduar dhe se një qeveri teknike nuk mund të bëjë diçka të tillë.

Ata thonë se për përmbylljen e këtij procesi duhet të krijohet një qeveri stabile dhe e gjerë.

Por, ka edhe të tillë që thonë se asnjë forcë politike vendore nuk mund ta përmbyll procesin e dialogut, pasi këtë mund ta bëjë vetëm Uashingtoni dhe Brukseli.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e cila nuk i frikësohet ballafaqimit me Serbinë. “Kosova e UÇK-së është e çlirimtarëve e popullit të Kosovës, duhet të ballafaqohemi jo me ik prej tyre. Këta që kalkulojnë sot nuk munden”, ka deklaruar Veseli.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është e nevojshme që vendi të ketë një qeveri stabile dhe jo të përsëriten gabimet që kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se dialogun duhet ta udhëheqin ata që kanë qëndrueshmëri për mbrojtjen e interesave të vendit dhe të cilët  të gatshëm me pranu sakrifica.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, për vendimet e mëdha duhet një shumicë e konsoliduar. Ai shtoi se një qeverisje teknike nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...