Kush është Shaban Muja, personi që mori para për ta vrarë Rugovën

Aktuale

Kush është Shaban Muja, personi që mori para për ta vrarë Rugovën

Nga: D.RR Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:02
Shaban Muja

Njëri prej personave kyç të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Shaban Muja, ish i burgosur politik në Kosovë, është përmendur nga Milaim Zeka, si person i cili mori ofertë nga Bujar Bukoshi për ta vrarë presidentin Ibrahim Rugova, shkruan “Bota sot”.

Shaban Muja është njëri nga personat që kishte qenë prezent në takimin që u zhvillua në Oslo, ndërmjet Ahmet Krasniqit, Xhavit Halitit dhe të tjerëve.

Shaban Muja është vëllai i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja.

Lidhur me deklaratën e Milaim Zekës, ka folur vet Shaban Muja.

Ish-aktivisti i ilegales, Muja deklaroi se nuk i janë ofruar para për këtë punë, por i është thënë që nëse dëshirojnë para për luftë, duhet likuiduar “Zabuni” e “Belba” – (“Belba” sipas Zekës ishte nofka e Fehmi Aganit ndërsa “Zabuni” ka qenë Ibrahim Rugova).

“Unë i qëndroj mbrapa çdo deklarate që kam thënë, secilës, më kanë thënë që nëse doni para për luftë, kryne qata”, ka deklaruar Shaban Muja.

E lidhur me ofertat për vrasjen e Rugovës, Muja edhe më herët në një intervistë për emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës, e kishte përmendur se për t’iu dhënë para për luftë, duhet të likuidohet Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat