Arbana Xharra “shpërthen” me akuza: Çfarë korrupsioni doni me luftu kur këta pisa...

Aktuale

Arbana Xharra “shpërthen” me akuza: Çfarë korrupsioni doni me luftu kur këta pisa...

Nga: A.ZH Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:21
Arbana Xharra

Arbana Xharra, këshilltare e kryeparlamentarit Kadri Veselit, ka hedhur akuza të rënda për korrupsion ndaj mjekësisë në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook, ka treguar se si motra e saj kishte dërguar mbrëmë vajzën në Emergjencën Pediatrike në QKUK dhe se mjeku nuk kishte mjet t’ia kontrollonte veshët, përcjell Bota sot.

“Bravo o popull për durimin”, ka shkruar ajo.

Reagimi i Xharrës:

Çfarë korrupsioni doni me luftu kur në Emergjencën Pediatrike në QKUK, s’ka aparat për me i kontrollu veshët fëmijës. Ka shku motra sonte me e dërgu vajzën 2 vjeçe në këtë repart, mjeku kujdestar nuk ka pas se si t’ia kontrollojë veshët në mungesë të aparatit më të thjeshtë. Bravo o popull për durimin. Duro serbët, duro tash këta pisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat