Të gjitha rrugët të çojnë në Vetëvendosje

Aktuale

Të gjitha rrugët të çojnë në Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2019 Në ora: 08:48
Shemsi Syla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LVV-së, Shemsi Syla, në një postim në Facebook, ka treguar tri arsyet pse qytetarët e Kosovës duhet ta mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje

 Ai ka shkruar se në gjirin e VV-së kanë aderuar e po aderojnë elitat intelektuale të të gjitha profileve dhe që të gjithë janë deklaruar se profesionin e tyre do ta shndërrojnë në mision për zhvillimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të gjitha interesat e arsyes sime spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj? - (Immanuel Kant)

 

Sot në Kosovë, kushdo që ia shtron vetes këto tri pyetje të filozofit të njohur gjerman Immanuel Kant, rruga e shpie te Lëvizja Vetëvendosje, sepse në gjirin e saj kanë aderuar e po aderojnë elitat intelektuale të të gjitha profileve dhe që të gjithë janë deklaruar se profesionin e tyre do ta shndërrojnë në mision për zhvillimin e Kosovës.

 

1. Të gjithë tashmë e dimë se qeverisja e deritashme e Kosovës ka prodhuar vetëm korrupsion, krim të organizuar e nepotizëm.

 

2. Ajo çfarë duhet të bëjmë është ndëshkimi me votë i këtyre partive që sollën këtë gjendje kaq të rëndë.

 

3. Thuhet se shpresa vdes e fundit, prandaj nuk duhet të lejojmë që t’na vdesin edhe shpresat. Kjo klasë politike e ka plagosur rëndë shpresën tonë qytetare e kombëtare, por duhet ta bëjmë ndryshimin duke bërë edhe kapërcimin e madh që rikthen shpresën, entuziazmin e besimin se ëndrra jonë “Kosovë-djep i Dardanisë” do të triumfojë.

 

Lëvizja Vetëvendosje ju thërret!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat