Mediat serbe shkruajnë për incidentin në manastirin ortodoks te Shkodra

Aktuale

Mediat serbe shkruajnë për incidentin në manastirin ortodoks te Shkodra

Nga: F.B Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:44
Manastiri ortodoks Beshka në Liqenin e Shkodrës

Murgeshat e manastirit ortodoks Beshka në Liqenin e Shkodrës ankohen se janë provokuar nga një grup i shqiptarëve

Sipas informatave të banorëve lokal në disa ditët e fundit kanë ndodhur disa incidente në afërsi të manastirit ortodoks Beshka në Liqenin e Shkodrës, shkruajnë mediat lokale, përcjell “Bota Sot” nga “Novosti”.

Ata theksojnë se një grup i personave ka provokuar duke thënë se manastiri është i tyre.

Bëhej fjalë për një grup prej rreth 20 personave nga fshati i afërm Muriq, të cilët në "vazhdimësi për disa ditë kanë ardhur në manastirin Beshka duke trazuar dhe provokuar murgeshat se manastiri është i tyre".

Sipas dëshmisë së banorëve lokal rreth kësaj është njoftuar policia malazeze që kohë pas kohe ka patrulluar në afërsi të manastirit, por ka pasur edhe organizim të ortodoksëve në mbrojtje të manastirit.

Këto incidente kanë vërtetuar konstatimin e Peshkopit malazezo-bregdetar Amfilohija, që tri ditë më parë ka thënë se ka pasur incidente në manastirin Beshka, por mediat malazeze pothuajse nuk kanë shkruar asgjë rreth kësaj.

Bëhet fjalë për manastirin femror nga shekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat