Këshilltari i Kadri Veselit ka një propozim për kalanë e Novobërdës - Bota Sot
Këshilltari i Kadri Veselit ka një propozim për kalanë e Novobërdës

Aktuale

Këshilltari i Kadri Veselit ka një propozim për kalanë e Novobërdës

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:25
Kalaja e Artanës

Ditë më parë është vendosur një flamur i Kosovës, në kalanë e Artanës, ndryshe e njohur e Novobërdës.

Për këtë flamur të vendosur në kala ka pasur reagime të ndryshme, për sigurinë e tij është duke i kujdesur policia e Kosovës.

Lidhur më këtë çështje, këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Blerim Latifi ka propozuar që në kala të vendoset një shtatore e Lekë Shpanit.

Postimi i plotë:

Serbia këto ditë çoi pluhur për vendosjen e flamurit të Kosovës në kalanë e Novobërdës! Vendosja e flamurit të Kosovës aty është pak. Aty duhet vendosur një shtatore e Lekë Shpanit, fisnikut shqiptar, familja e të cilit ishte ndër themeluesit e Besëlidhjes së Lezhës. Leka ishte mbrojtësi i fundit i kalasë gjatë invadimit osman.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...