Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, vazhdon të përkrah deputeten Vjosa Osmani për kryeministre të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe një takim që kishte sot në Prizren me kolegun e tij Arsim Berisha.
Berisha ka shpërndarë një foto në Facebook nga takimi, ku ka treguar se është me një mendje me Avdylin që me Osmanin, LDK-ja do të del bindshëm e para në zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.
“Në një mendje, që me Vjosa Osmanin-LDK, del bindshëm e para”, ka shkruar ai./BS