Halil Matoshi “sheh ëndrra me sytë hapur”, jep arsyet se përse Haradinaj do t’i fitoj zgjedhjet

Aktuale

Halil Matoshi “sheh ëndrra me sytë hapur”, jep arsyet se përse Haradinaj do t’i fitoj zgjedhjet

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:36
Halil Matoshi

Nuk është e sigurt nëse vendi të shkoj në zgjedhje por këshilltari i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, sqaron arsyet se Haradinaj do t’i fitoj zgjedhjet nëse mbahen ato, shkruan “Bota sot”.

Matoshi, përmendi disa punë të Haradinaj, përfshi këtu taksën dhe formimin e FSK-së, duke thënë se këto janë veç disa nga pun’t e shumëta të cilat bëjnë që Haradinaj do t’i fitoj zgjedhjet.

Postimi tij i plotë:

Pse Ramush Haradinaj do t’i fitojë këto zgjedhje?

 

... përse ekziston arsyeja për të qenë Kosovë?

 

Serbia plot dy dekada ka luftu me e kthy Kosovën nē pikënisjen e saj, para 17 shkurtit!?

Edhe pse e kishte nënshkru kapitulimin në Kumanovë, me 9-10 qërshor 1999, pas përballjës shtatëjavëshe me NATO-n.

Dhe vet ideja e korrigjimit të kufirit apo shkëmbimi i territoreve, e shndërruar në debat brenda elitave politike në Kosovë, dëshmoi se Serbia pothuajse ia arriti qëllimit më dinak në historinë e saj, që nga vota për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e KSAK më 23 mars 1989 e këtej.

Duke qenë se idetë e lansuara si kreative e kanë burimin në Serbi, ato mëtonin që t’a joshin Prishtinën zyrtare që t’i rinthehen tezave të Dobrica Qosiqit nga “Libri i kaltër” i akademisë serbe, SANU (Srpska Akademija Nauka i Umetnosti) i viteve ‘70, të shekullut 20, që synonte rrënimin e autonomisë kushtetuese të Kosovës, duke qarkulluar idenë e përkufizimit me shqiptarët, në hekurudhën e Ferizajt!?

60:40 për shqiotarët dhe kjo ndarje duhej të gjente partner në Tiranë!?

Ngjashëm riprovoi këto dy vjetët e fundit (2017-2019) Presidenti serb Alejsandar Vučić me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Këtë sherr nuk e kuptoj as vet Rama, i cili ishte nën ndikimin e ideve etnocentriste dhe ra vuktimë e logjikës së ekspansionit (zgjerimit) territorial drejt kufijve të një entiteti të pavarur juridik-politik me subjektivitet ndërkombëtar.

Pra kjo ide tashmë kishte gjetur një partner në Prishtinë, Presidentin e Kosovës.

Por lidershipi i fortë i drejtuar nga Ramush Haradinaj e preu këtë trajektore nepër të cilën duhej të rridhte dialogu, përmes tarifave që ia përkujtuan Serbisë faktin se Kosova ishte një shtet sovran.

Dhe si shumë herë në histori, këtë zezonë që i sillej Kosovës mbi krye, e zhdaraviti qëndrimi konsekuent i Berlinit dhe Londrës, që i dolën në krah Ramushit.

Sepse gjermanët dhe britanikët e njohin më së miri inperializmin serb dhe ndërtimin e Serbisë si një krijesë kriminale që nga epoka e krajlave e knjazave. E njohin atë zgjidhjen maltusiane të Cvijiqit e të Naćertanija-s së Garašaninit, të Pašićit, “zgjidhjen përfundimtare të çështjës së Arbanasve” të Vasa Ćubrilivićit dhe elaboratin për shpërngulje të shqiptarëve të Kosovës në Anadoll, të nobelistit ivo Andrić.

Kosovën në mashë të skuqur të Rankovićit dhe qerimin e hesapeve me shqiptarët, duke i vrarë të gjithë “... siç kishim bërë në Drenicë më 1945”, do t’i thishte ideatori i spastrimin etnik Milošević, Gjeneral Ëeskey Clark, më 1999.

Këmbimi i territoreve në emër të daljës së Kosovës nga izolimi dhe njohje nga Serbia, shkonte përtej analizave kokëgdhë të disa akterëve në Prishtinë që nuk kanë Raison d’Etat, por janë të inspiruar dhe ekzaltuar me nacionalizëm etnik dhe romantik të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20, kur krijoheshin kombet etnike përmes projekteve të mëdha të Rilindjës, të një mendësie të modifikuar pastaj nga nacional-socialuzmi enverist.

Ideja e këmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve që në alfën e saj rrëxonte tre parimet e panegociueshme të Grupit të Kontaktit, procesin e Vjenës fhe Pakon Ahtisaari, që ishte dizajnuar ashtu që Kosovën ta shpiente në pavarësi kombëtare dhe që ishte dokument i sponsorizuem nga KS i OKB-së, fakt ky që po harrohet qëllimshëm!?

Kosova e 17 shkurtit 2008 megjithë rendin kushtetues dhe simbolik po përmbysej dhe për pasojë edhe verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) që dha opinionin e saj në pyetjen e Serbisë nëse Institucionet e Përkohëshme Vetqeverisësese kishin të drejtë konform ligjit ndërkombëtar ta shpallnin Deklaratën e Pavarësisë!?

Përgjigja ishte decidive: Kjo deklaratë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Dhe, krejt morali i kësaj historie bllokuese të Kosovës për 11-vjet çonte në mohim të ekzistencës së saj.

Në mohim të kësaj të arriture, shtetit kombëtar të kosovarëve, që Serbia përmes lansimit të idesë së ripërkufizimit territorial mësyu t’i sprovonte shqiptarëve nëse po bindeshin vet që ta rrëxonin raison d’etre të paprekshmërisë të kufijve të Kosovës, që nuk mund t’i rrënonte as Kuvendi Federal i ish Jugosllavisë, sioas Kushtetutës së vitit 1974, ku subjektiviteti i Kosovës ishte aq i qëndrueshëm sa që kishte të drejtën e vetos për territorin, gjuhën shqipe, simbolet...

Dhe pas gati gjysmë shekulli Serbia po e sfidonte pikërisht arsyen e të qenmit Kosovë, e kjo arsye buron nga konflikti, trajtimi mizor dhe nga lëvizja nacionale e Kosovës 1968-1999.

Duke e hetuar sjelljën vasale në Bruksel e rrahagjikëse në Prishtinë, të disa liderëve institucional, Haradinaj e riktheu vendimmarrjën tek sovrani, nga tavolina e dialigut në Bruksel, ku ky dialog për normalizim të marrdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kushte devijuar në bisedime për kufij e territore!?

Ramush Haradinaj është lider që paguajti çmim të lartë në rrafshin personal por që mbrojti Kosovën e 17 shkurtit dhe të drejtën e saj, arsyen përse ekziston ajo!?

Haradinaj me një vendim unik të Qeverisë aplikoi tarifat 100% në mallërat e Serbisë, por para kësaj ai, u kujdes t’a merrte dritën jeshile për një mandat ligjor mbrojtës për FSK-në, që ishte një forcë solide në terren, nëse jo për balancimin e frikës atëherë thënë politikisht korrekt, për balancimin e dinjitetit (Fukuyama) ndërmjet kombeve në Ballkanin Qëndror!

Teoritë konspirative, lobingjet milionëshe dhe kercënimet hibride (përmes luftës psikologjike të Sputnik dhe milicisë sekrete të Vladimit Putin-it FSB, në koordinim të plotë me BIA-n serbe) nuk i ndalën përpjekjet për ta shtri ndikimin në rajonin tonë, duke kalkuluar edhe me paqartësitë e vet Kosovës.

Dhe kjo dramë shekspuruane që shpërfaqi dilemëb ‘too be or nit too be’ do të ndriçohet ndoshta pas 10 apo 20-vjetësh dhe atëherë dikush i gjallë këndejpari ka me thanë: Khuuuu po telhyçe paska qenë me e shpërba shtetin, kulmin e organizimit politik dhe ligjor të një populli!???

Kjo Kosovë e 17 shkurtit është krejt çka ne u lëmë brezave.

Dhe mbijetesa e saj mbanë vulën e Haradinajt.

Shumica e qytetarëve kosovarë mendojnë!

 

Qe përse Ramushi do t’i fitojë këto zgjedhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat