Haradinaj ndjehet i plotësuar, flet për Kullën e Qakorrin: Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë

Aktuale

Haradinaj ndjehet i plotësuar, flet për Kullën e Qakorrin: Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 16:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka vendosur lule gjatë ditës së sotme tek varri i Zeqir Dreshajt, i cili ishte kryeplaku i fshatit Kuqishtë, që shtrihet në brezin kufitar me Malin e Zi.

Ai tha  se “amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet”, i cili ishte njeriu që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës.

Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook .

Më poshtë keni postimin e plotë të Haradinajt:

Në nderim të Zeqir Dreshajt, njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës. Ky nderim është zotim se amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet. Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat