Pasi Milaim Zeka zbuloi se u dhanë para për vrasjen e Ibrahim Rugovës, vjen goditja e rëndë për të: “E mozomakeq qysh kurrë”

Aktuale

Pasi Milaim Zeka zbuloi se u dhanë para për vrasjen e Ibrahim Rugovës, vjen goditja e rëndë për të: “E mozomakeq qysh kurrë”

Nga: N.H Më: 18 gusht 2019 Në ora: 19:29
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar n’Konak me Kosovë Gjocin, nuk ka kursyer fjalët e rënda për zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka akuzuar rëndë ish kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin duke e lidhur me planifikimin për eliminimin edhe të ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Por lidhur me këtë ka reaguar ashpër publicisti Xhek Rexhaj. Ai përmes një postimi publik në rrjetin e tij social, Facebook, këtë lajm e quan propagandë.

“E mozomakeq qysh kurrë nuk dom me u mbush mend, as analfabetët po as klasa e mesme e intelektuale me pisllëqe, rrenat dhe fake news e nëntokës SHIK-ista”.

Ja shkrimi i tij:

E mozomakeq qysh kurre nuk dojme me u mush men, as analfabetat po as klasa e mesme e intelektuale me pislleqe, rrenat dhe fake news it e nentokes shikista.

Ka njerez qe e nigojne e I besojme nji tupanxhije mashtrues anti LDK e anti Rugove qe 29 vite. A po merrni vesh o milet se Milen e thrrasin tana mediat per llajka e shikime me mbulue programet e tyne tallaviste qe 2 vite e kane shendrrue ne pasul darkash...

Tash une them se vetem me dyshue per pollavrat e Miles se kinse kryeministri I pare I R. Se Kosoves ka dhane urdhna, ashte sikur me thane se kastraveci ashte shtylle betoni!

Une si shtetas Kosove do e kritikoi Z. Bukoshi per shume gabime tjera, por njiherit do e mbaj ne kujtese, dhe histori, si dhe ne shkrimet e mia si Kryemi-nistrin e pare te R. Se Kosoves qe e pati emnue Presidenti Rugova!

E pra une kam veprue 1 Dekade duke senzibilizue qarqe intelektuale e partiake neper Zvicer e Gjermani se Kosova ka President dhe Kryeminister me te cilet bisedonin kancelarite evro amerikane, andaj nuk due ta mohoi Historine e Republikes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat