Kosova tema kryesore në takimin mes Vuçiq dhe Pompeo - Bota Sot
Kosova tema kryesore në takimin mes Vuçiq dhe Pompeo

Aktuale

Kosova tema kryesore në takimin mes Vuçiq dhe Pompeo

Nga: F.B Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:15
Aleksander Vuçiq, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo do të udhëtoj me 20 gusht në Nju Jork në mbledhjen e OKB-së, ku është paralajmëruar edhe takimi me presidentin serb Vuçiq, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ky njoftim është publikuar edhe ne faqen zyrtare të sekretarit amerikane Pompeo, ku thuhet se ai do të jetë prezent në mbledhjen e OKB të kushtuar debatit për paqe dhe sfida në Lindjen e afërme dhe mbështetjes amerikane për zgjidhje multilaterale.

Në faqen e tij zyrtare të publikuar dje thuhet se sekretari amerikan do të takohet me sekretarin e OKB-së Antonio Guteresh, me zyrtarë tjerë të lartë nga vendet e ndryshme si dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas RTS, besohet se tema kryesore e bisedës dhe takimit mes Pompeo dhe Vuçiq do të jetë çështja dhe situata në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...