Shpend Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, ky është vendimi që morën - Bota Sot
Shpend Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, ky është vendimi që morën

Aktuale

Shpend Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, ky është vendimi që morën

Nga: D.RR Më: 19 gusht 2019 Në ora: 09:38
Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti pas takimit që zhvilloi me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohem me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

I pyetur nëse do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me AAK-në, Ahmeti nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Ahmeti po ashtu tha se sot do mblidhet Këshilli i PSD dhe aty do të diskutojnë për veprimet e tyre tutje.

“Sot kemi mbledhjen e Këshillit ku do t’i diskutojmë të gjitha këto çka i bëmë këto ditë pra takimet që i kemi pas me të gjitha subjektet politike. Kemi një përafrim me AAK-në sa i përket politikave, të cilat ne i kërkojmë, kushtet të cilat ne i kemi vendos dhe bashkëpjesëmarrjes në listë. I shohim diskutimet sot në parti, besoj edhe Aleanca e ka këshillin sot”, tha Ahmeti.

Ndërsa, i pyetur nëse do të zhvilloj sot një takim me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, Ahmeti tha se beson se po.

***

Lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti është deklaruar pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, ku ka thënë se ka një frymë pozitive të bashkëpunimit. Ata kanë vendosur që të kenë takime edhe në ditët në vazhdim, për të parë mundësinë e bahkëpunimit, njofton "Bota sot"

Ai gjithashtu ka thënë se me Mustafën bideduan tema të gjëra se si duhet të jetë qeveria e ardhshme.

***

Shumë takime politike dhe shumë vendime pritet të ndodhin këtë javë në Kosovë, kur edhe pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Derisa PSD, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Image

Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, dhe ka filluar që shumë kohë.

Nuk dihet se për çfarë po bisedojnë ata, por dihet se LDK kanë deklaruar se do hyjnë në koalicione parazgjedhore vetëm nëse këtë e bëjnë edhe partitë e tjera, në të kundërtën shkojnë të vetëm.

Ndërsa, temë e diskutimit të tyre mund të jetë edhe shpërndarja e Kuvendit.

***

Kryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Burime brenda PSD’së, e konfirmojnë se takimi mes dy krerëve të partive do të mbahet në ora 11:00.

“Po, kryetari i LDK’së na ka ftuar për një takim” kanë thënë burime të Express brenda PSD’së, pa treguar detaje se cila është arsyeja e kësaj ftese.

Ndërsa mediat tjera raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë pjesë e këtij takimi.

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se sot do të nënshkruhet një koalicion mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj. Ky koalicion pritet që të formalizohet me datën 21 gusht, një ditë para shpërbërjes së kuvendit.

Më parë, Mustafa ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilët shprehën nevojën për një qeverisje të re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...