Nënshkruhet marrëveshja AAK - PSD, garojnë me një listë zgjedhore

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja AAK - PSD, garojnë me një listë zgjedhore

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2019 Në ora: 13:31
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Në një komunikatë për media të AAK’së thuhej se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

Image

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së

AAK’ja ka qenë pjesë e qeverisë, duke e udhëhequr atë. Ndërsa PSD’ja ka qenë pjesë e opozitës.

***

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ka arritur koalicion me PSD-në.

Ai nuk ka dhënë detaje, por ka njoftuar se në orën 15 do të mbajnë një konferencë për media me kryetarin e PSD-së Shpend Ahmetin./BS

***

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie se është arritur pajtueshmëri për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Ai ka thënë para mediave se marrëveshja për koalicion është votuar me shumicë votash, derisa kanë qenë edhe dy abstenime.

“I ka pikat programore dhe i ka të gjitha çështjet e tjera përgatitore që të shkohet suksesshëm në zgjedhje”, ka thënë ai kur është pyetur për marrëveshjen.

Ndërkohë ai ka njoftuar se më vonë gjatë ditës do të realizojë një konferencë të përbashkët me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti.

Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat