Ky është reagimi i Albulena Haxhiut pas koalicionit AAK-PSD

Aktuale

Ky është reagimi i Albulena Haxhiut pas koalicionit AAK-PSD

Nga: D.RR Më: 19 gusht 2019 Në ora: 15:47
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas koalicionit mes AAK-së dhe PSD-së, që u zyrtarizua para pak orësh.

Ajo thotë se ky koalicion, konfirmon konstatimin e ripërsëritur disa herë nga Lëvizja Vetëvendosje, se në fakt ata kanë qenë vazhdimisht në pushtet.

Haxhiu ndër tjera shkruan se sondazhet e frikësuan PSD-në.

Postimi i plotë:

Koalicioni mes AAK dhe këtyre të Shpendit, më në fund i zhveshi komplet.

Ky koalicion, konfirmon konstatimin e ripërsëritur disa herë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, se në fakt ata kanë qenë vazhdimisht në pushtet. Ata i kanë dhënë mbështetje PAN-it sa herë që i janë ligështuar këmbët. E edhe tash, zyrtarizoi koalicion me kryeministrin e PAN-it.

Por edhe më me rëndësi është demaskimi (apo vetëdemaskimi) i tyre duke pranuar poshtërimin publik, vetëm për të shmangur vendimin eventual për mosshkuarje në zgjedhje. Ne kemi qenë të bindur dhe e kemi deklaruar se Shpendi me të vetët në asnjë rrethanë nuk do të shkojnë të vetëm në zgjedhje, për të evituar dënimin e paevitueshëm nga ana e votuesve.

Klika që doli nga Vetëvendosja, me 12 ulëset në parlament, për të cilët vazhdimisht ka insistuar se janë të fituara e jo të vjedhura, hyri në negociata për koalicion parazgjedhor me një subjekt tjetër politik (AAK) që poashtu ka 12 ulëse. Sikur ata vetë, ose edhe AAK vetëm pak të kishin besuar që këto ulëse janë të fituara e jo të vjedhura, diskutimi do të shkonte drejt ndarjes së barabartë të numrit të kandidatëve në listën e përbashkët zgjedhore. Duke i ofruar më pak se çerekun e vendeve në listë, Haradinaj u tregoi publikisht se sa i vlerëson ai këto 12 ulëset (më pak se çerekun e deputëteve të vet), kurse me pranimin e ofertës, klika e pranoi publikisht tradhëtinë që ka bërë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pra, klika pranoi se është më e vogël se 1/4 e AAK. E meqenëse AAK është diku 12%, i bie se klika janë më pak se 3%. Sondazhet paskan qenë të sakta. Tash haptazi ata e pranuan se në çfarë momenti të vështirë ndodhen kur askush tjetër nuk pranonte t’i fuste në listat e veta pa i poshtëruar paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat