Ahmeti: Ramush Haradinaj bartës i listës

Aktuale

Ahmeti: Ramush Haradinaj bartës i listës

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 15:48
Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate edhe zyrtarisht sot kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhorë.

E bartës i listës të këtij koalicioni dhe pretendent për kryeministër do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Kështu ka thënë gjatë një konference për media, kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se PSD nuk ka pas pretendime për kryeministër.

“Unë e tregova që bartës i listës edhe pretendent për kryeministër është Ramush Haradinaj. Unë jam kryetar komune, i kam edhe dy vite mandat. Nuk ka pas pretendime nga PSD që të marrim kryeministrin”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat