Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, në një postim në Facebook ka treguar një detaj gjatë konferencës së AAK-së dhe PSD-së.
Ai shkruan se gjatë konferencës, në fund një gazetar dëgjohet duke telefonuar një TAXI, “a bon një taxi te Partia Social Demokrate”, teksa taksisti nuk kishte dëgjuar kurrë për këtë parti.
Postimi i plotë:
Gjatë konferencës së AAK-së dhe PSD-së, në fund një gazetar dëgjohet duke telefonuar një TAXI, "a bon ni taxi te Psd-ja"
Taksisti: çka është ajo,
Gazetari: Partia Social Demokrate
Taksisti: jo se di çka është e ku është.
Paramendoje kur edhe taksistët nuk ta dijnë as emrin e as adresën.
Hajt ditën e mire.