Haradinaj thotë se nesër do të takohet me Limajn

Aktuale

Haradinaj thotë se nesër do të takohet me Limajn

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 16:03
Haradinaj thotë se nesër do të takohet me Limajn

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se nesër do të zhvillojë takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Njoftimin për takimin Haradinaj e bëri gjatë një konference për media, të mbajtur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor në mes AAK-së dhe PSD-së.

Takimet në mes liderëve të subjekteve politike në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuadër të situatës aktuale politike, si shpërndarja e Kuvendit që pritet të ndodhë më 22 gusht, shkuarja në zgjedhje si dhe koalicionet e mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat