Zëvendësministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli ka ironizuar me koalicionet parazgjedhore pas zyrtarizimit të marrëveshjes në mës të AAK-së dhe PSD-së.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Cakolli ka thënë se preferon një koalicion të gjerë LDK-VV-AAK-PSD, duke mos e cekur partin e Farmir Limajt Nisma Socialdemokrate.
Postimi i plotë i Cakollit:
“Unë e kisha preferuar një koalicion LDK-VV-AAK-PSD.
Kur t’i mujmë i mujmë krejt përnjëherë. Marum o vlla tu i mujtë një ka një, qe nja 12 vjet” .